2024/08/28 - 7:37
Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, dhe pjesëtarë të tjerë të Kabintetit, ka pritur sot zëvendësambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z.Dimitar Manchev.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me realizimin e projektit për ndërtimin e një qendre të hapur të fitnesit në oborrin e QKMF-së në Dragash. Sipas marrëveshjes paraprake, ky projekt do të realizohet me mbështetje financiare nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, pas dhënies së pëlqimit për shfrytëzimin e tokës nga Komuna e Dragashit.
Kryetari Xheladini ka falënderuar zëvendësambasadorin Dimitar Manchev për mbështetjen e Republikës së Bullgarisë në realizimin e projekteve të ndryshme në Komunën tonë.
Pas takimit në zyrën e Kryetarit Xheladini, u vizitua edhe vendi ku planifikohet të ndërtohet qendra e fitnesit, si dhe ambientet e brendshme të QKMF-së.