Republika e Kosoves

Dragash

Zjarrfikësit të gatshëm për çdo lloj intervenimi

2020/08/21 - 8:26

Reshjet e shiut që kapluan vendin tonë, kanë shkaktuar vërshime në disa vendbanime si në Blaç, Zaplluxhe dhe Brodosanë.

E kjo ka bërë që të intervenojnë edhe Zjarrfikësit e komunës së Dragashit të cilët ishin në gjendje gatishmërie për intervenim dhe me këtë rast shpëtuan edhe dy jetë njerëzish. Zëvendës Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Dragash- Qerkin Krasniqi në një prononcim ka thënë se kanë realizuar disa intervenime me sukses. Qerkin Krasniqi tha se zjarrfikësit janë të gatshëm 24 orë në shërbim të qytetarëve me të gjithë kapacitetet e tyre. “Zjarrfikësit do të thotë janë 24 orë, 7 ditë në javë të gatshëm për intervenim, në momentin që kërkohet ndihma e tyre janë të gatshëm që të dalin në përkrahje të qytetarëve”.