Republika e Kosoves

Dragash

Historiku

Dragashi (Sharri), është i ngritur në kufi ndërmjet dy trojeve, të Opojës dhe Gorës. Të dy këto troje paraqesin dy etnitete me gjuhë  të ndryshme. Opoja etnikisht e pastër me shqiptarë e me gjuhën e tyre shqipe dhe Gora etnikisht e pastër vetëm me goranë, Boshnjak – myslimanë, me gjuhën e tyre specifike gorane, Boshnjake. Kjo qytezë, është qendër Komunale, e cila shtrihet në jug të Prizrenit, në malet e Sharrit, në lartësi mbidetare rreth 1050.m. Ajo lidhet me Prizrenin me  rrugë të asfaltuar rreth 37.km.  Ka mbi 4000 banorë të përzier shqiptarë dhe goranë. Kjo qytezë përmendet relativisht vonë si qendër komunale, diku nga viti 1935. dhe emërtohet  Dragash..