Republika e Kosoves

Dragash

Pozita gjeografike

Komuna e Dragashit përfshinë skajin jugor të rrafshit të Dukagjinit. Në veri kufizohet me komunën e Prizrenit, në pjesën Jug-lindore dhe lindore, përmes majeve të larta të maleve të Sharrit, kufizohet me Maqedoninë, ndërsa nga Perëndimi dhe Jug-perëndimi me Shqipërinë.

Territori i komunës së Dragashit shtrihet në një sipërfaqe prej 435.25 km² dhe zë afro 4 % të territorit të Kosovës. Komuna e Dragashit ka reliev kodrinore-malor, dhe në pjesët kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e ndajnë kurora të larta malore, ndërsa në drejtim të Shqipërisë edhe gryka të thella lumore, të pa përshtatshme për kalim. Në anën tjetër pjesa kodrinore me rrënjë më të butë, në drejtim të Prizrenit ofron kushte më të mira dhe ky territor lidhet përmes Prizrenit me Kosovën dhe më gjerë