2025/01/09 - 5:14
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti në takim sot Kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Ferizaj, Afrim Haliti, ku temë diskutimi ishte bashkërendimi i aktiviteteve sportive në Komunën e Ferizajt, veçanërisht projekti i FFK-së dhe Komunës së Ferizajt për rregullimin e fushës së futbollit në fshatin Saraishtë, projekt ky në kuadër të investimeve të infrastrukturës sportive që lehtëson dhe zhvillon sportin ferizajas.