Në Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderuam me mirënjohje pas vdekjes të gjithë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaj, që ndër vite kaluan në përjetësi, ngjarje kjo nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt.
Lavdi e mirënjohje përjetë Dëshmorëve të Kombit, veteranëve e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, martirëve dhe të rënëve për liri!