Republika e Kosoves

Ferizaj

U mbajt mbledhja e dytë javore e bordit të drejtorëve komunal

2018/02/12 - 2:01

Kryetari Aliu mëngjesin e sotëm ka zhvilluar mbledhjen e dytë javore me drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje janë biseduar një varg çështjesh të punës së përditshme të ekzekutivit komunal porse pikë e veçantë diskutimi ishte përgatitja për seancën e radhës të Kuvendit Komunal si dhe gjendja në drejtoritë komunale.

Me këtë rast, kryetari Aliu njoftoi drejtorët komunal edhe për zhvillimet javore si dhe vendimet që ka marr gjatë kësaj jave.
Drejtorët e drejtorive komunale njoftuan kryetarin Aliu për veprimet që janë ndërmarr në drejtoritë përkatëse.

Pika e cila pati diskutimin më të gjatë ishte ajo për përgatitjen për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, të cilën me kohë drejtorët e drejtorive komunale i kanë dorëzuar çështjet për diskutim.

U njoftua se këto përgatitje janë kryer dhe tanimë do të procedohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.