- Sebahate Ajeti-Sadiku u lind me 13 maj 1987 ne Ferizaj, ku kreu shkollën fillore te mesme për të vazhduar tutje në Universitetin mbretëror “ILIRIA” në Ekonomi drejtimi Banka – Financa dhe Kontabilitet, aktualisht ndjek magjistraturën në po të njëjtin universitet në të njëjtin drejtim.Eksperienca: Përvojë të gjatë në fushën financiare dhe menagjeriale, filloi karrierën bankare në Ferizaj gjatë vitit 2008-2010 në bankën NLB Prishtina si zyrtare për marrëdhënie me klientët e më vonë gjatë vitit 2010-2015 si zyrtare financiare për portfoli të klientëve dhe së fundi nga viti 2015 u emërua udhëheqëse e ekspoziturës në Ferizaj ku përgjegjësi kryesore ishte:
- Udhëheqjen, shitjen, raportin me palët, të punësuarit dhe administrimi i ekspoziturës;
- Përgjegjëse për realizimin e planeve të caktuara të shitjes sipas objektivave;
- Udhëheq njësinë punuese dhe kujdeset për organizimin dhe koordinimin e proceseve të punës;
- Koordinon dhe drejton aktivitete nëpër sportelet e ekspoziturës ;
- Përpilon planin e biznesit financiar të ekspoziturës dhe kujdeset për realizimin e tij;
- Përcjellja dhe kujdesi për financat e klientëve dhe kontakti me depozitarët e bankës dhe me ata potencial;
- Përcjellja e realizimit dhe e kthimit të të gjitha llojeve të kredive, përcjellja dhe analiza e afarizmit të klientëve ;
- Promovimi dhe shitja aktive e produkteve dhe shërbimeve bankare;
- Vendosja e kontakteve me komitetet si dhe përgatitja dhe zbatimi i takimeve afariste ;
- Kujdeset dhe përcjell likuiditetin e ekspoziturës dhe sporteleve;
Aktualisht drejtoreshe e Financave në Komunën e Ferizajt.