Lajmet   Skulptori Maksim Mero nga Shqipëria, do të rregullojë shtatorën e Rexhep Bislimit

Skulptori Maksim Mero nga Shqipëria, do të rregullojë shtatorën e Rexhep Bislimit - 19 korrik 2011

Është mbyllur konkursi gjithëkombëtar  për shtatorën e  deshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Bislimi.
Tashmë është mbyllur konkursi gjithëkombëtar  për realizimin e  shtatorës së  dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Bislimi.Komisoni prej pesë anëtarëve  për përzgjdhjën e më të mirit për rregullimin e shtatores , ka përzgjedhur skulptorin nga Shqiperia,  Maksim Meron që të bëjë skulpturën  e dëshmorit , Rexhep Bislimi. Shefi i Zyrës së Prokurimit në komunën e Ferizajt, Abdurrahman Uruçi , tha se  përzgjedhja e këtij skulptorit Maksim Mero nga Shqipëria për të punuar këtë vepër  , është bërë nga  komisoni prej pesë anëtarëve ku ishin të përfshirë edhe tre profesore të Fakultetit të Arteve të Kosovës. “Sa i përket përzgjedhjës,  ne në fillim kur e kemi bë  publikimin e kemi pasur parasysh dhe detyrë që pa marr parasysh çmimin të bëhet diçka e mirë dhe e  bukur. Prandaj kur e kemi bë publikimin 80 për qind të vlerës së pikëve i kemi dhënë vlerës artistike,  ku kemi pas si qëndrim që të bëjmë një komison profesional me profesorë të fakultetit të arteve në Prishtinë dhe me arrit qëllimin të fitojë më i mirë dhe më kualitativi. Kemi formuar komisoni prej pesë anëtarëve në bazë të ligjit të prokurimit , prej atyre pesë anëtarëve,  del që një anëtarë duhet të jetë i zyrës së prokurimit, një prej Shoqatave  të dala nga lufta dhe tre anëtarë  profesor të fakultetit të arteve” , është shprehur Uruçi.

Shefi i zyrës së prokurimit , Abdurrahman Uruçi thotë se Komisioni për vlerësim të veprës në fjalë në vend të parë vendosi skulptorin Maksim Mero,duke e shpërblyer me shumën prej 42 mijë euro,kurse për kontributin e dhënë në këtë drejtim do të shpërblejë edhe dy skulptorët nga Kosova ,Milot Mustafën dhe Ylber Krasniqin ,me nga 2000 dhe 1500 euro. “Vendi i parë të bëjë realizimin e projektit , vendi i dytë të shpërblehet në vlerë prej 2  mijë eurove dhe vendi i tretë do të shpërblehet me 1500 eurove. Keta të tre artistë janë përzgjdhur nga komisioni unanimisht”, ka sqaruar Uruçi.
U bë e ditur se Zyra e Prokurimit e komunës së Ferizajt, tanimë  ka bërë publikimin e këtij vendimi edhe  në gazetat ditore në bazë të ligjit dhe presin që brenda 10 ditëve a do të ketë ankesa a po jo, ku më pas do hartohet kontrata për realzimin e shtatorës së dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Bislimi,e cila është paraparë të vendoset në sheshin e qytetit “Adem Jashari”në Ferizaj.


RSS

Sign in