Republika e Kosoves

Ferizaj

Shpërndahen 40 spërkatëse për kultivuesit e perimeve

2 autoambulanca të reja 🚑iu shtuan sot Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare🏥investim ky i rëndësisë së veçantë që po realizohet për herë të parë, ndër vite, përmes së cilave rrisim ndjeshëm edhe cilësinë e shërbimit 🩺dhe shpejtësinë e reagimit 🚨në raste emergjente

Drejtori i DShMS-së, Dr. Kemajl Emini takon përfaqësuesin e organizatës Barakah Charity, sigurohet donacioni me barna nga lista esenciale, pajisje teknologjike dhe laboratorë

Sot, shënohet Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj dhe dita e rënies së Dëshmorit të parë të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Ukësmajli, ditë kjo e shënuar ku me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, nderuam më meritorët e lirisë, Dëshmorët e Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nderim e respekt, luftëtarëve të lirisë – veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Urime Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj!

Filloi procesi i dëgjimeve buxhetore me pjesëmarrje

Ferizaj – komunë e tretë me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

U asfaltua🚧 🛣️rruga afro 1 kilometërshe e lagjes Berisha në Greme📍 të Ferizajt, investim ky në infrastrukturë rrugore që lehtëson qarkullimin e banorëve të këtij fshati.

Mirëprita sot, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmani, me të cilën bashkëbiseduam e u dakorduam për koordinimin e ndërsjellë lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pjesë e së cilës është edhe Ferizaj me kapacitetin e tij sportiv.

Me investimin në kontejnerë të rinj, duke i vendosur në lokacione të ndryshme kryesisht në qendrën e qytetit, shtuam kapacitetet për menaxhimin e mbeturinave gjatë sezonit veror, duke mos ndalur përpjekjen tonë edhe në investime tjera, për ta fuqizuar shërbimin e mirëmbajtjes së qytetit, për Ferizajn më të pastër.