Republika e Kosoves

Ferizaj

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

2024/11/25 - 6:43

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike “Mundësitë e grave në sektorin bujqësor, pronësor dhe nevojat specifike të të kthyerve” në kuadër të projektit IWKA – Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës që për objektiv ka përmirësimin ekonomik dhe statusin social të grave në Kosovë, duke i mbështetur gratë si udhëheqëse të agrobiznesit.
Nga ky projekt së fundmi janë mbështetur 30 gra udhëheqëse të agrobizneseve me nga 10 mijë euro grante, ose 300 mijë euro në total. Drejtori Bajrami tha se Komuna e Ferizajt, si pjesë kontribuese në këtë projekt do të vazhdoj me nisma të tilla, në mbështetje të grave udhëheqëse të agrobizneseve.
Në këtë tryezë tematike, me fjalën e tyre iu drejtuan të pranishmëve edhe Egzon Gërxhaliu – përfaqësues nga CARE, Ardiana Maraj nga Woman4Woman, Memli Ymeri nga Civil Right Program.
Ky projekt financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH dhe zbatohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova Woman 4 Woman (K- W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).