Republika e Kosoves

Ferizaj

60 bujq, përfitues të motokultivatorëve

2022/09/20 - 2:26

Bujqit e fermerët në veprimtarinë e tyre të përditshme, kanë aleat qeverisjen tonë. Në këtë kuptim, sot, bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami shpërndamë 48 motokultivatorë për bujqit ferizajas, gjersa nesër do të shpërndahen edhe 12 motokultivatorë, në kuadër të mbështetjes sonë me mekanizëm bujqësor. Bujqit e fermerët meritojnë edhe më shumë dhe të tillë vizion kemi, për ta zhvilluar edhe më shumë këtë degë tejet të rëndësishme të ekonomisë.