Republika e Kosoves

Ferizaj

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt nga kjo seancë do të pajisen me karta identifikuese

2010/04/13 - 12:00

Nga kjo seancë anëtaret  e Kuvendit Komunal të Ferizaj, do të pajisen me karta identifikuese. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Aliu, ka thënë se kjo ishte një ide qysh pas marrjes së pozitës së tij si kryesues i kuvendit komunal, në mandatin e kaluar. Por duke pasur parasysh faktin që mandati i kaluar ishte mandat i shkurtër dhe z.Aliu si kryesues kishte ardhur në gjysmë të tij, kishte hequr dorë që asamblistët t’i pajisen  me karta identifikuese. Por pasi që mori sërish një mandat të tillë nga Kuvendi Komunal i Ferizajt, z. Aliu ka vendosur që atë ide ta praktikoj, duke vendosur që secili anëtarë i kuvendit ta ketë një kartë identifikuese. Kjo kartë atyre do t’u shërben për raste të caktuara, por edhe të dihet që ai person është anëtarë kuvendi dhe është në një pozicion politik të cilin i’a kanë besuar qytetarët e Ferizajt. “Nuk do të dëshironim të bënim ndonjë dallim. Më shumë është që të dallohet, se është një zyrtarë që është zgjedhur nga qytetarët”, ka thënë Aliu.
 “Mendoj që do të fillojmë t’i instalojmë disa norma, me të cilat do të fillohet një praktikë e re e punës së kuvendit dhe kjo është vetëm fillimi”, ka thënë Aliu, duke shtuar se ndoshta do të kenë edhe ide të reja me të cilat do të begatohet puna e kuvendit.
Kartelat identifikuese dhe tabelat me mbishkrime, do të behën me mjete nga buxheti i komunës i cili i është ndarë kuvendit komunal.

 

Kjo kartë atyre do t’u shërben për raste të caktuara, por edhe të dihet që ai person është anëtarë kuvendi dhe është në një pozicion politik të cilin i’a kanë besuar qytetarët e Ferizajt