Republika e Kosoves

Ferizaj

Apliko ose Nomino për çmimin e vitit në Albanian ICT Awards 11

2023/03/29 - 7:17

Albanian ICT Awards fton të gjithë shqiptarët në trojet shqiptare dhe diasporë ti bashkohen garës së vetme mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.
Komuna e XXXXXX, Unioni i Bashkive në Rajon në partneritet me Organizaten Joqeveritare ALBICT, themeluese e garës mbarë kombëtare të çmimeve më të dëshiruara në teknologji, Albanian ICT Awards ju fton të konsideroni nominim apo aplikimin e drejtpërdrejtë në edicionin e 10-të jubilar.
Aplikimet në gjashtë kategori nga nxënësit, studentët, sipërmarrja, tek siguria kibernetike dhe yjet në ngritje, do të qëndrojnë të hapura deri më datën 30 Prill 2023 vetëm në formatin online.
Mbyllja e aplikimeve shënon hapjen e procesorit të vlerësimit nga një juri e pavarur nga organizatorët e garës me në përbërje figura të shquara të teknologjisë, ekspertë dhe profesionistë të dalluar dhe i paraprin shpalljes së fituesve në Mbrëmjen Gala që do të organizohet në fund të muajit Maj në Tiranë.
Çdo Shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, Lugina e Preshevës dhe diasporë i cili ka zhvilluar një projekt të suksesshëm në teknologji gjatë viteve 2022-2023, mund të aplikojë për tu bërë pjesë e këtij evenimenti të madh.
Të rinj, profesionistë, yje në ngritje, studentë, sipërmarrës, ekspertë të sigurisë kibernetike, gra të suksesshme në teknologji që arrijnë të demonstrojnë rezultate të matshme dhe impakt të lartë dhe që demonstrojnë zhvillimin e teknologjive të reja apo përdorimin e metodave të reja me teknologji ekzistuese, prototipe, apo project-pilot, mund të aplikojnë në këtë garë.
Edicioni i 11-të i ICT Awards sjell surpriza të reja në lidhje me çmimet shpërblyese në teknologji e disa prej tyre mund të konsiderohen risi.
Kategoritë e cmimeve: https://ictawards.org/2022/cmimet/
ICT Inovacioni i Vitit
ICT StartUP i Vitit
ICT Diploma e Vitit
ICT Ylli në ngritje i vitit deri në 16 vjec
ICT Ylli në ngritje i vitit 16 deri në 21 vjec
Cmimi i Sigurisë Kibernetike – Ethical Hacker
Cmimi per Nominime nga publiku
Fituesit e këtij Edicioni do të ekspozohen ndaj shpërblimeve të shumta, duke nisur që nga ato materiale e financiare, Bursa studimi, promovim unik, trajnime dhe rrjetëzim me investitorë potencial. Kjo do të bëhet e mundur përmes rrjetit e partnerëve dhe sponsorëve.
Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve si Banka Raiffeisen, Unioni i Bashkive në Rajon, Albvision, Dev.al, Vodafone, Albsoft, Soft& Solution, Baboon, Facilization, Vigan Group, Digit Sapiens, Easy Pay, 3i Solutions, Imbus dhe Armundia Factory.