Republika e Kosoves

Ferizaj

Arti i karikaturës ka në Ferizaj, të pasionuarin e të palodhshmin, shijen e hollë e mesazhet e thella të artistit të karikaturës, mbledhësit e promovuesit të anekdotave, mësimdhënësit, Imri Musliu

2021/02/22 - 9:29

Është mësimdhënësi Musliu, që me punimet e tij, ndër vite, përmes karikaturës, dha notat e ngjyrat e vërteta të realitetin tonë politik e shoqëror. Me vijat, dritëhijet, kreativitetin, punimet e tij flasin qartë.
Tashmë qyteti ynë, emri i tij dhe artistit shumëdimensional, Imri Musliu ka shpërthyer kufijtë kombëtar, duke zënë vend në revista ndërkombëtare e vëmendjen e pasionantëve të artit të karikaturës që nga Gjeorgjia në Turqi, nga Filipinet gjer në Tunizi, Belgjika dhe Egjipti, për t’u pranuar anëtar i rregullt i revistës satirike të përmuajshme ‘’BirKitapBinDost’’ në Stamboll, Turqi.
“HiThi”, shoqata e karikaturistëve është shtëpia e tij e dytë, të cilën e themeloi, për t’i lënë Ferizajt e të pasionuarve të artit të karikaturës, një pasuri të vlefshme për ta trashëguar ndër breza. Ndër to, është Festivali i Karikaturës në Ferizaj, që vetëm vitin që shkoi, shënoi sukses të jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e 360 autorëve me 1650 punime nga 53 shtete.