Republika e Kosoves

Ferizaj

Biblioteka “Sadik Tafarshiku” dhe ajo e Qendrës Rinore pasurohen me tituj të rinjë librash

2024/07/29 - 7:13

Biblioteka e qytetit “Sadik Tafarshiku” dhe biblioteka në Qendrën Rinore të Ferizajt janë pasuruar me tituj të rinjë librash.
Këtë e ka konfirmuar drejtorja e DKRS-së në Ferizaj, Xhemile Murati Shabani e cila ka thënë se ky pasurim ofron zgjerim të njohurive.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Fondi i Bibliotekës së Qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku” dhe ai i Qendrës Rinore janë pasuruar me tituj të rinj librash! Ky pasurim ka për qëllim të ofrojë mundësi më të mëdha për të zgjeruar njohuritë dhe për të përmbushur kuriozitetin tuaj intelektual.
Në të dy lokacionet, do të gjeni tituj të rinj librash. Jemi të angazhuar për të ofruar burime të nevojshme që përmbushin interesat e gjithsecilit dhe për të mbështetur zhvillimin tuaj të dijes.
Ju ftojmë të vizitoni bibliotekën dhe Qendrën Rinore për të eksploruar titujt e rinj dhe për të shfrytëzuar mundësitë e reja që kemi përgatitur për ju. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në kërkesat tuaja dhe të sigurojmë një ambient të këndshëm e inspirues për të gjithë lexuesit tanë.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe për pasionin që keni për librin dhe kulturën”, ka thënë drejtorja Shabani.