Republika e Kosoves

Ferizaj

Çiklizmi, pjesë e “Ditët e Mërgatës” në Ferizaj

2022/07/30 - 5:28

Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, gjatë ditës së sotme është zhvilluar edhe një aktivitet sportiv, ishte një defile me bicikleta, në të cilën kanë marre pjesë, zyrtarë komunal, drejtues të Policisë së Kosovës, por edhe qytetarë.
Ky aktivitet filloi nga teatri i qytetit “Adriana”, ndërsa ka vazhduar drejt fshatit Balaj si dhe anasjelltas.
Ndërkaq për nesër është paraparë që të zhvillohet hiking në bjeshkët e Jezercit nga shoqëritë bjeshkatarë ferizajase, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Poashtu në fshatin Mirosale do të mbahet një aktivitet për mërgimtarët.