Diskutohet për ide dhe projekte në lëminë e çështjeve sociale
2023/03/14 - 8:56
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini dhe Anëtari i Kuvendit Komunal të Ferizajt Elbasan Osmani, pritën në takim përfaqësuesit e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë – UNDP, Marta K. Gazideda – Zëvendës Koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe Enisa Serhati – Menaxhere e programit “Rritja Gjithëpërfshirëse dhe Rezistenca Klimatike”.
Në takim u diskutuan tema të ndryshme rreth ideve dhe projekteve, poashtu mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen. Theks i veçant u vu në lëminë e çështjeve sociale, me ç’rast Emini njoftoi që posedojmë projekte të shumta të cilat bashkarisht mund ti ecim përpara.
UNDP dhe Komuna e Ferizajt do të akordohen edhe me partner të tjerë të mundshëm, në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Ferizajt.