Republika e Kosoves

Ferizaj

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me shumë aktivitete në Ferizaj

2023/06/01 - 7:46

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në sheshin e qytetit në Ferizaj qindra fëmijë, nxënës të shkollave fillore shënuan këtë festë gëzimi. Ata shprehën ndjesitë e tyre, emocionet përmes lojërave të ndryshme, këngëve e valleve si dhe përmes vizatimeve që në vete përmbanin mesazhe interesante. Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliun dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Fëmijët patën rastin që nga afër të njoftohen edhe me punën e Policisë së Kosovës, ekipet emergjente të mjekëve, Shoqatën Handikos, por edhe të ushtarëve të FSK-së dhe KFOR-it.
Aktivitetet për shënimin e kësaj ditë do të mbahen edhe sonte duke filluar nga ora 20:00 në sheshin e qytetit, ku shkolla e baletit “Mjellma”, do të paraqitet me disa aktivitet.