Republika e Kosoves

Ferizaj

Drejtorët e shkollave paraqiten kërkesat dhe nevojat ë tyre për projektbuxhetin e vitit 2025

2024/08/06 - 10:28

Gjatë ditës së sotëm është mbajtur takimi i dytë për projektbuxhetin e vitit 2025 me drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajt. Në hapjen e këtij takimi ka marrë pjesë drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila të pranishmit i ka njoftuar në lidhje me projektbuxhetin, por edhe me investimet kapitale që pritet të bëhen në vitin e ardhshëm.
Nga ana tjetër drejtorët e shkollave, kanë paraqitur nevojat dhe kërkesat e tyre. Ata kërkuan që gjatë vitit të ardhshëm të shtohen anekset shkollore në mënyrë që mësim të zhvillohet vetëm me një ndërrim, të ketë më shumë fusha sportive tek shkollat, por edhe investimet në nyjet sanitare të objekteve shkollore. Kërkesë tjetër ishte që të investohet më shumë edhe në fushën e teknologjisë informative.
Takimet buxhetore do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim me grupe të ndryshme të interesit.c