Republika e Kosoves

Ferizaj

Drejtori Bajrami takoi veterinarët ferizajas

2018/02/15 - 3:07

Të enjten drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami, ka takuar veterinarët ferizajas me ç’rast ka diskutuar për projektet e ndryshme që ka kjo drejtori për vitin 2018 në lëmine e blegtorisë dhe efektet e tyre që do të kenë në mirëqenien e kafshëve direkt dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Poashtu në këtë takim është biseduar edhe për trajtimin e qeneve endacak që tashmë po bëhet në komunën e Ferizajt, por edhe hapat që do të ndërmerren gjatë vitit të ardhshëm.

Në këtë takim veterinarët ferizajas u dakorduan që takime të këtij lloji të jenë më të shpeshta, me qëllim që të ipen ide në të mirë të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe të inkorporohen brenda programit në të ardhmen.