Republika e Kosoves

Ferizaj

Edhe Kuvendi i Komunës, ka mbajtur konsultim publik me qytetarë për buxhetin e vitit 2023

2022/09/15 - 8:22

Kuvendi i Komunës bashkë me Komitetin për Politikë dhe Financa mbajtën dëgjim publik me qytetarët për buxhetin e vitit 2023. Përvec anëtarëve të KPF-së në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku.
Edhe pse në këtë takim, morën pjesë një numër simbolik e qytetarëve, hapjen e këtij konsultimi publik e ka bërë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, i cili ka thënë se ky dëgjim publik është organizuar duke u bazuar në kërkesat ligjore.
“Pas përfundimit të proceduravë te dëgjimeve publike nëpër fshtara dhe lagje të qytetit, ka propozuar projekt-buxhetin për vitin 2023 dhe i ka dorëzuar këtë buxhet Kuvendit të Komunës, dhe ne duhet të përfillemi të gjitha procedurat”, ka thënë Kryesuesi Zariqi, përderisa ka bërë publike edhe buxhetin se sa është i paraparë për vitin 2023.
Ndërsa Sadik Qerimi nga fshati Koshare, edhe në këtë takim ka paraqitur kërkesat e tij, për këtë fshat të cilat kishin të bënin me ndërtimin e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, si dhe rregullim të infrastrukturës rrugore.
Ndërkaq Gyltene Osmani përfaqësuese e organizatës joqeveritare KOISNT, ka kërkuar nga zyrtarët komunal, se sa projekte të komuniteteve janë hy në projekt-buxhetin e vitit 2023, si dhe ka kërkuar poashtu që të mbahen edhe takime të ndara me komunitete për hartim të buxhetit.
Këtyre pyetjeve, përgjigje i ka dhënë drejtorja e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila ka thënë se takimet kanë qenë të hapura për të gjithë qytetarët, përderisa ka paraqitur edhe projektet që janë paraparë për lagjet në qytete dhe fshatrat.
Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2023, pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet në fund të këtij muaji.