Republika e Kosoves

Ferizaj

Edhe një rrugë e re e asfaltuar në zonën urbane

2020/09/11 - 2:17

Rruga që çon në hyrjen e Tregut të Gjelbër tashmë ka marr pamje krejtësisht tjetër. Kjo nga investimet që po realizon Komuna e Ferizajt në gjithë zonën qendër për të rregulluar infrastrukturën rrugore.
Për të inspektuar punimet që po kryheshin mëngjesin e sotëm në këtë rrugë dolën Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, drejtori i Shërbimeve Publike, Arben Halili dhe ai i zhvillimit ekonomik, Zekir Bytyqi.
Kjo rrugë që deri dje kishte pamje jo të mirë me mungesa elementare infrastrukturore tashmë ka përveç trotuarit edhe asfaltimin që u përfundua sot.