Republika e Kosoves

Ferizaj

Ekipi i FSK-së në futsall – fitues të Turneut Memorial në nder të 28 Shtatorit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt

2024/09/27 - 7:11

Sonte, në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, u mbajt finalja e ekipeve institucionale të futsallit, nisur ditë më parë, në kuadër të Turneut Memorial në nder të 28 Shtatorit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj.
Ky organizim i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj me mbështetjen e Komunës, dhuroi momente të jashtëzakonshme sportive, me përfshirjen e shumë institucioneve, me ekipet e tyre të futsallit.
Mbrëmjen e sontme, u mbajt finalja mes ekipit të FSK-së dhe ekipit të Shëndetësisë, ku fitues i këtij turneu doli ekipi i FSK-së.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me Hysni Gucatin nga OVL e UÇK-së në nivel qendror si dhe Nexhat Shahini nga OVL e UÇK-së në Ferizaj, përshëndetën me fjalë rasti këtë turne, të cilën e përcollën qindra shikues për disa netë me radhë.
Nga udhëheqja e sportit në Ferizaj, prirë nga drejtorja Xhemile Murati Shabani, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica e Rashit Qalaj, drejtuesit e OVL e UÇK-së qendrore prirë nga kryetari Hysni Gucati, OVL UÇK-së prirë nga kryetari Rafiz Sejdiu dhe Nënkryetari i OVL UÇK-së në Ferizaj Luan Jahiri si dhe organizatorët e këtij turneu, u nda kupa dhe medaljet për sportistët dhe ekipet sportive pjesëmarrëse në këtë turne.