Republika e Kosoves

Ferizaj

Emrin e Republikës së Kosovës po e shkruajnë e lartësojnë kudo në botë të rinjtë tanë

2020/12/28 - 2:13

Është ferizajasja, Arbenita Sopaj që po lë gjurmë në Japoni, duke qenë kandidate e Doktoraturës dhe Asistente Ligjëruese e Diplomacisë Japoneze pranë Universitetit Kobe në Japoni.
Mbresëlënëse përvojat që ndau Arbenita, në pritjen që i bëra sot, për ta përgëzuar e ofruar gjithë mbështetjen tonë, në rrugën e saj profesionale.
Me një karrierë të garantuar, me shkollim cilësor, Arbenita Sopaj bën krenar Ferizajn dhe gjithë vendin, me punën, studimet e përkushtimin e saj.