Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Ferizaj

Fëmijët e Qendrës Down Syndrome Kosova u vizituan nga Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, me ç’rast u shpërndanë dhjetëra dhurata në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

2021/11/19 - 8:58

Paraditen e sotme, në ambientet e Qendrës Down Syndrome Kosova, Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj me mbështetjen e organizatave “Save the Children”, “Syri i Vizionit” dhe nën organizimin e Drejtorisë së Arsimit, në kuadër të 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, bën shpërndarjen e dhuratave të ndryshme për fëmijët me sindromën down në këtë qendër, duke sjellë atmosferë të ngrohtë feste e gëzimi tek të vegjlit e kësaj qendre.
Organizatorët e këtij aktiviteti, u shprehën të gëzuar që përmes aktiviteteve të tilla, të socializojnë dhe promovojnë bashkëpunimin tash e sa kohë të lidhur me institucioneve lokale, organizatave të lartpërmendura dhe Qendrës “Down Syndrome Kosova” në Ferizaj. Ata u shprehën se nisma të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen e afërt, në shënimin e ditëve të tilla botërore si mesazh vetëdijësimi por edhe tani në kuadër të festave të fundvitit.