Republika e Kosoves

Ferizaj

Ferizaj i artit dhe kulturës, në skenën vendore e ndërkombëtare dha emra eminent që i heqin kapelën komuniteti artistik

2021/02/20 - 1:03

Ferizaj i artit dhe kulturës, në skenën vendore e ndërkombëtare dha emra eminent që i heqin kapelën komuniteti artistik. I tillë është edhe regjisori i filmit dhe teatrit, Besim Ugzmajli, puna e të cilit u pasqyrua në mbi 300 festivale filmi anekënd globit.
Artist i kalibrit ndërkombëtar, Ugzmajli rrëmbeu çmime kryesore kinematografie në festivalet ndërkombëtare të filmi si: “Ficc Cartagena”, “Route 66 Film Festival”, “Muestra de Cortometrajes”, “Cineuphoria Film Award”, “Best Human Rights Award” e të tjera pa lënë anash edhe pjesëmarrjen e punës së tij, në kategoritë “Oscar Qualifying” siç jane “Atlanta Film Festival”, “Edmonton Film Festival”, “Rhode Island International Film Festival” si dhe shfaqjen e filmave të tij në një ndër kinematë më prestigjioze në botë siç është TCL Chinnese Theatre në Hollywood, ku vet Ugzmajli ishte i pranishëm.
Me dhjetëra çmime e qindra festivale ku prezantoi punën e tij, një realitet Kosove e shijen e rrallë artistike që e karakterizon, Ferizaj i rezervon mirënjohjen punës dhe talentit të tij, si një ndër emrat eminent të kinematografisë së Kosovës.