Republika e Kosoves

Ferizaj

Ferizaj së shpejti me pishinë gjysmë olimpike

2018/09/21 - 1:50

Investimet kulturore dhe sportive në Ferizaj janë në kulmin e zhvillimit të tyre si rezultat i një raporti të qëndrueshëm të punës të vendosur mes autoriteteve lokale dhe qendrore si dhe klubeve sportive. Në këtë kuadër, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zyrtarë komunal të sportit kanë pritur në takim sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti me bashkëpunëtorë.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike në Ferizaj, financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federata Ndërkombëtare e Notit, investim ky që do të realizohet sipas standardeve më të larta infrastrukturore të bazuara në modelin evropian.

Sekretari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti i prezantoi Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu projekt propozimin për këtë pishinë duke dhënë detajet e nevojshme teknike dhe infrastrukturore për zhvillimin e sportit të notit.

Me këtë projekt Ferizaj, do të shndërrohet në njërën ndër qendrat më të rëndësishme të notit në Republikën e Kosovës, për të cilën i pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi edhe drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës por me theks të veçantë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projekt do të nis së realizuari në vitin 2019.