Republika e Kosoves

Ferizaj

Ferizaj shënoi 21 Marsin- Ditën Botërore të Sindromës Down

2021/03/21 - 8:05

21 Marsi- Dita Botërore e sindromës Down, tashmë tradicionalisht shënohet me aktivitete të ndryshme të organizuara nga organizatat komunitare të personave me sindromën Down, duke synuar kështu sensibilizimin më të gierë të shoqërisë mbi nevojën e mbështetjes për këtë kategori të veçantë shoqërore.
Kështu, Qendra “Down Syndrome Kosova” në Ferizaj dhe Qendra “Pema” në Ferizaj, me aktivitete të shumta rekreative, shënuan këtë ditë, ku pjesëmarrës në këto aktivitete nga ana e Komunës ishin Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi si dhe drejtorë të drejtorive komunale. Nënkryetari Gavazi dhe Kryesuesja Bytyçi thanë se Komuna e Ferizajt, qeverisja Aliu vazhdueshëm ka mbështetur këtë komunitet në nisma të ndryshme, financimin e programeve dhe aktivitetit të tyre, mbështetje kjo që ka ndikuar në fuqizimin e këtyre organizatave, avokimin më të gjerë në shoqëri, dhe e cila mbështetje do të rritet e zgjerohet nga ana e institucionit të Komunës.