Republika e Kosoves

Ferizaj

Ferizaj shumë shpejt me Strategji të Turizmit

2022/01/11 - 2:56

Gjatë ditës së sotme drejtori i Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti i shoqëruar nga bashkpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim me Dekanin e Univerisitetit të Shkencave Teknike të Aplikuara Petrit Hasanaj.
Në këtë takim u diskutua për hartimin e Strategjisë së Turizmit në Ferizaj, në të cilën do të marrin pjesë edhe profesor të Universitetit.
Gjithashtu në këtë takim dyja palët u zotuan të rrisin bashkëpunimin edhe më shumë si për Turizmin ashtu edhe në fushat tjera.