Republika e Kosoves

Ferizaj

Filluan aktivitetet “Ditët e Mërgatës” në Ferizaj

2024/07/27 - 8:52

Me një aktivitet simbolik për fëmijë, filluan manifestimet “Ditët e Mërgatës – Ferizaj 2024”.
Aktivitete kanë vazhduar edhe me shfaqjen “Rojtari i vreshtave” me regji të Sabri Pajaziti.
Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim ku nesër do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Valleve, ku me vallet e tyre do të paraqiten grupe të ndryshme nga vende të ndryshme të botës.
Ky festival do të mbahet nga ora 20:00 në oborrin e shkollës “Jeronim de Rada”.