Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Ferizaj

Fusha e blertë, tash e sa dekada, sheh strategjitë, taktikat, mësimet e të mirënjohurit trajner ferizajas, lojëtarit të ekipit ikonik “Borac” – Ferizaj, ferizajasit të dalluar, Agron Selmani

2021/11/16 - 8:13

I mishëruar me futbollin qysh në moshë të re, Agroni mori mësimet e para në Qendrën për Edukimin e Trajnerëve të Futbollit në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, qendër kjo e licencuar nga UEFA dhe po kështu rrugëtimin e tij profesional me edukimin për resurset humane pranë “Biznis Akademija” në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.
I dalluar si sportist, ai qysh në moshë të re kaloi të gjitha kategoritë pionerë, juniorë e seniorë, për ta ndërprerë pasionin e vrullin e tij si lojëtar, për shkak rrethanave të kohës. Mirëpo, edhepse jo futbollist aktiv, nëpër duart e tij si trajner futbolli kaluan shumë gjenerata e ekipe si KF Ferizaj – Kadet dhe Junior, KF Kastrioti në të gjitha kategoritë, vazhdimi sërish në KF Ferizaj – Kadet dhe Junior, më pas KF Ulpiana, Lipjan – seniorët në Superligën e Kosovës, KF Gjilan – seniorët në Superligën e Kosovës, KF Kosova Vushtrria – seniorët në Superligën e Kosovës, KF Ferizaj, Ferizaj – seniorët në Ligën e Parë të Kosovës, sërish KF Gjilan – seniorët në Superligën e Kosovës, KF Ulpiana, Lipjan – seniorët në Ligën e Parë të Kosovës, KF Drita, Gjilan në Superligën e Kosovës, KF Ferizaj, seniorët në Ligën e Parë të Kosovës, KF Vllaznia Pozhoran, Seniorët në Ligën e Parë të Kosovës,KF Vitia, Viti – Seniorët në Ligën e Parë të Kosovës dhe aktualisht Drejtor Sportiv i KF Ferizajt.
Për aftësitë e tij të jashtëzakonshme, rrugëtimi i tij profesional u vlerësua me mirënjohje, dekorata e çmime të ndryshme siç janë: Diploma UEFA B nga “Centar za edukaciju nogometnih trenera” Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, certifikatë “Trener Fiziolog”, FFK dhe Vastergotlands Fotbollforbund –Suedi, Certifikatë “Nogometni INSTRUKTOR” , FFK dhe Vastergotlands fotbollforbund –Suedi, Certifikatë “Trener LIDER”, FFK dhe Vastergotlands fotbollforbund –Suedi, Diploma UEFA nga “Centar za edukaciju nogometnih trenera”, Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Katilim Belgesi” stazhin profesional, Genclerbirligi Oftas spor Kulubu-Ankara -Turqi,Global Sport Fund Coach (GSF Coach Ambasador) United Nations office on drugs – Poloni, Qendra Kosovare për Vetpërkrahje Trajner: “Metodologjia e vetpërkrahjes si burim për komunitetin, Qkev National Center of Contiuing Education:Certifikatë Moduli Shëndeti Mendor, Prishtinë, Qkev National Center of Contiuing Education: Certifikatë Moduli Edukim dhe Promovim shëndetësor, Prishtinë, Diploma UEFA PRO nga “Centar za Edukaciju Nogometnih Trenera” Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, vlera e dëshmi këto në ngritjen e avancimin e sportit vendor, që bëjnë personalitetin e tij, të veçantë e të respektuar mes sportistëve e sportdashësve.