Republika e Kosoves

Ferizaj

Gati projektet për këtë vit, Kryetari Aliu: 2020- ta vit i projekteve komunitare

2020/01/20 - 9:00

Projektet e 2020-tës të qeverisjes lokale kanë nisur së jetësuari. Tashmë janë përfunduar dhjetëra procedura për të nisur zbatimi praktik i tyre, javëve në vijim dhe vazhdimësia e atyre ekzistuese.

Me qëllim të koordinimit të agjendës qeverisëse për këtë vit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu mblodhi sot drejtorët e drejtorive komunale. Ai vuri theksin në synimin se ky viti i punës së qeverisjes së tij, do të aplikoj një varg masash e projektesh komunitare si asnjëherë më parë për të përmbyllur kërkesat dekadëshe të banorëve në zonën urbane dhe rurale. Ky cikël investimesh, që këtë vit përmbyllet, hap rrugën për investimet e reja strategjike të qeverisjes lokale.

Drejtorët e drejtorive komunale paraqitën planet sektoriale të punës, vullnetin e bindjen profesionale që këtë vit me gjithë administratën komunale të rrisin performancën e shërbimeve publike e komunale për një jetë më të mirë të gjithë ferizajasve.