Republika e Kosoves

Ferizaj

Gjuha shqipe ka një fjalë magjike, më fisniken thënë nga shpirti, FALEMINDERIT!

2020/12/31 - 12:57

Gjuha shqipe ka një fjalë magjike, më fisniken thënë nga shpirti, FALEMINDERIT!
Sot, vizitova heronjtë e 2020-tës, mantelbardhët, për t’i falënderuar, me fjalë zemre e kurajon që na dhanë, me përpjekjen e tyre që megjithatë jeta ta mund vdekjen.
Shembuj si Ferizaj, rrallë hasen. Të tri nivelet e shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali i Përgjithshëm dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, punonjësit e tyre, ishin bashkë e gati kurdoherë, pa pushim gjatë gjithë vitit, për qytetarët.
Ne i themi FALEMINDERIT dhe i duartrokasim përkushtimit të tyre, mantelbardhëve, punonjësve të Policisë, punonjësve të mirëmbajtjes, inspektorëve, administratave të të gjitha niveleve, ekipeve të ndihmave ushqimore, psikologëve e logopedëve, gazetarëve dhe donatorëve të shumtë që 2020-tën i dhanë dritë në tunelin e zymtësisë nëpër të cilën kaluam.