Naxhija këtë veprimtari e ushtron tash e shumë vite, edhe pse në fillim me vështërisë të shumta. Nga afër punët e zonjës Naxhije dhe 12 grave të tjera në përgatitjen e flijës, e pa edhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, bashkë me zyrtarë të USAID-it amerikan në kuadër të aktivitetet “Qeverisja e Pronës”, ku të pranishëm ishin Liridon Shurdhani dhe Nora Siqeca.
Drejtori Dërguti, me këtë rast është njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me këtë biznes. Ai me këtë rast këta të fundit i ka njoftuar edhe në lidhje me subvencionimin që po bën për gratë në biznes.