Republika e Kosoves

Ferizaj

Hapet edhe qendra e katërt për Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme

2024/02/09 - 9:30

Në kuadër të bashkëpunimit në mes Save the Children, Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot në SHFMU “Ali Hadri” në Mirash, zyrtarisht u hap qendra që ka të bëjë me Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme që përfshinë moshat 3-5 vjeç. Në ceremoninë zyrtare të hapjes mori pjesë Hana Lamagjema, zyrtare e lartë në Save the Children, zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit dhe shumë banorë të fshatit.
Qëllimi i këtij projekti ka të bëjë me përmirësimin e qasjes dhe cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme.