Republika e Kosoves

Ferizaj

Heroinat e heronjtë nuk janë të heshtur

2021/02/24 - 9:23

Heroinat e heronjtë nuk janë të heshtur. Veç librave që sakrifica e tyre i bëri vend në faqet e historisë, i përjetësoi në kujtesën tonë, e na flasin nga maja e piedestaleve, përmes punës, dorës e vulës së skulptorit ndër më të mirë që ka vendi, ferizajasit Agon Qosa.
Atelea e Skulpturës Monumentale e krijuar nga Qosa është dhoma e punës ku zënë vend, personalitetet e ndritshme të kombit, të vendosur kokë më kokë pranë njëri-tjetrit.
Dora e artistit Agon Qosa i ka dhënë Kosovës, skulpturat më dinjitoze të shkrira në bronz, të personaliteteve që gjeneratat do të dijnë e mësojnë sa të jetë jeta, krijime këto që morën vlerësimin më të lartë publik, përmes Çmimit “Mjeshtër i Merituar” ndarë nga Presidenti i Republikës.