Republika e Kosoves

Ferizaj

Komuna e Ferizajt do të përkrah në jubileun e 50-të, Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës

2019/11/11 - 11:24

Këtë mëngjes, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, pritën në takim, drejtues të Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, mekanizëm ky që këtë vit shënon jubileun e 50-të, duke i dhënë vendit kuadrot profesionale e punën cilësore pranë organeve të administratës shtetërore e në ato private.

Jubileu i 50-të ishte arsyeja e këtij takimi, ku Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, bashkë me Këshillin Inicues Organizativ për shënimin e këtij jubileu dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës parashtruan kërkesën për mbështetje nga Komuna e Ferizajt, në vargun e institucioneve që mbështesin këtë nismë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se ky profesion paraqet një nga levat kryesore të shërbimit komunal për qytetarët, me ç’rast edhe u zotua për mbështetjen në mundësitë e kompetencat e qeverisjes lokale.

Mysafirët, i bënë një elaborim të gjerë punën 5 dekadëshe të gjeodetëve anembanë vendit, me ç’rast thanë se vullnetin e gatishmërinë, mikpritjen e profesionalizmin e kreut të Komunës së Ferizajt e mirëpresin edhe në iniciativa të tjera.