Republika e Kosoves

Ferizaj

Komuna mori vendim: Mbyllen deri më 1 Gusht, çerdhet e fëmijëve “Ardhmëria jonë” e “Engjujt”, shkak rritja e numrit të rasteve me COVID-19

2020/06/30 - 11:10

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marr vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 Gusht 2020. Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit.