Republika e Kosoves

Ferizaj

Komunikatë për media

2010/02/03 - 12:00

 Sot ishte për vizitë në Komunën e Ferizajt Avokati i Popullit të Kosovës, z. Sami Kurteshi. Ai u prit nga kryetari i komunës z. Bajrush Xhemaili me bashkëpunëtorët, z. Xhabir Morina, drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Persoelit dhe znj. Vjollca Krasniqi, udhëheqëse e Njësisë së të Drejtave të Njeriut të Komunës së Ferizajt.

            Gjatë këtij takimi, të dy palët shprehën gatishmëri dhe vullnet të mirë për vendosjen e një bashkëpunimi të rregullt mes këtyre dy institucioneve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në takim u theksua fakti se në Komunën e Ferizajt nuk ka pasur raste të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut por, edhe kur ka pasur ndonjë rast të kësaj natyre, organet komunale dhe kryetari Xhemaili kanë reaguar me kohë, duke dhënë kontributin maskimal për zgjidhjen e tyre.

Në Komunën e Ferizajt nuk ka pasur raste të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut por, edhe kur ka pasur ndonjë rast të kësaj natyre, organet komunale dhe kryetari Xhemaili kanë reaguar me kohë, duke dhënë kontributin maskimal për zgjidhjen e tyre.