Republika e Kosoves

Ferizaj

KPF-ja vendos që të dal në diskutim publik draft-rregullorja për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre

2019/05/27 - 12:00

Këtë të hënë Kryesuesja  Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbajtur mbledhjen  radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa, me ç’rast kanë diskutuar edhe disa pika të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje u dha propozim-vendimi që të del në diskutim edhe një draft rregullorja për varrezat e reja të qytetit si dhe ofrimin e shërbimeve të varrimit si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen  tyre. Drejtori i urbanizimit, Lulzim Aliu, tha se hartimi i kësaj rregullore ka rëndësi tepër të madhe për shkak të asaj se krijohet edhe një kulturë e mirëmbajtjes së këtyre varrezave.

Anëtaret e KPF-së, kanë thënë se kjo rregullore është më rëndësi të madhe me vet faktin se po rregullohet një çështje e cila gjithmonë ka pasur probleme në Komunën tonë.

 

Në këtë mbledhje drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli, ka dhëne edhe propozim-vendimin për këmbimin e ngastrës kadastrale 489-12 si dhe 489-11 të zonës kadastrale në Ferizaj,  si dhe propozim-vendimin për destinimin e ngastrës kadastrale 1749-1 të zonës kadastrale në Ferizaj.

 

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 maj duke filluar nga ora 10:00.