Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi, i dorëzoi Kryetarit Aliu përmbledhjen e vendimeve 2020-2021

2021/10/21 - 12:16

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, tash në përfundim të mandatit qeverisës dhe nisjes së mandatit të ri të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, i dorëzoi këtij të fundit, përmbledhjen e dytë të vendimeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt 2020-2021, si dhe uroi Kryetarin Aliu për mandatin e ri.
Në anën tjetër, Kryetari Aliu falënderoi për punën, bashkëpunimin dhe vendimmarrjen mbi temat me rëndësi për qytetarët e Ferizajt, që u diskutuan në këtë mandat të qeverisjes, në Kuvendin e Komunës.