Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Agim Aliu priti në takim xhudistët e rinjë dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos “Kastrioti” nga Ferizaj

2021/11/18 - 8:11

Xhudo në Ferizaj po shënon suksese të jashtëzakonshme në gjithë regjionin, punë, disiplinë e përkushtim ky i bartur nga Klubi i Xhudos “Kastrioti”. Sot, prita drejtuesit e klubit dhe xhudistët e rinj, të cilën korrën sukses ditë më parë, në Turneun Ndërkombëtar në Podgoricë, ku nga 11 pjesëmarrës nga klubi, 8 prej tyre u dekoruan me medalje, 3 të arta, 4 të argjendta dhe 1 të bronztë, suksese këto e përkushtim që kanë pasur e do ta kenë mbështetjen tonë të fuqishme. Kësaj mbështetje do t’i shtojmë në të ardhmen e afërt edhe Sallën e Sporteve Luftarake, që do t’i kontriboj zhvillimit e fuqizimit të mëtejmë të sporteve luftarake.