Mbrëmë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, zëvendësministrin Svarqa, deputetë të Kuvendit të Kosovës e drejtorë komunal, vizituan të lënduarit që po marrin trajtim shëndetësor, nga shpërthimi i pasdites së djeshme në njërin nga restaurantet e Ferizajt, me ç’rast mbetën të lënduar dhjetëra qytetarë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ministrin Zemaj, njoftuan se po bëhen të gjitha përpjekjet nga stafi shëndetësor por edhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore e të tjera që t’i ofrohet shërbimi i specializuar shëndetësor të lënduarve dhe eventualisht sipas rekomandimeve të mjekëve, të mundësohet trajtimi i specializuar shëndetësor jashtë vendit.