Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu, ka pritur në një takim ish nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit Hilik Bar

2022/01/05 - 8:04

Miqësia mes Kosovës dhe Izraelit ka rrënjë historike e me perspektivë të ndritur bashkëpunimi tash dhe në të ardhmen. Sot, prita ish nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit dhe njëkohësisht ish nënkryetarin e Bashkisë së Jeruzalemit, ndërmarrësin Hilik Bar, së bashku me themeluesin e kompanisë “Kidic” (Kosovo Israel Development Investment Corporation) në Kosovë, Damian Brikman, me të cilët bashkëbiseduam për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha ekonomike, veçanërisht në agroteknologji dhe shërbime të bazuara në teknologji informative në përgjithësi, mundësi kjo për shkëmbime me bizneset ferizajase dhe në dobi të Ferizajt.