Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Kishës Protestane Ungjillore Alfa&Omega

2018/01/26 - 9:31

Gjatë ditës së mërkurë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim përfaqësuesit e dy Bashkësive Ungjillore Protestante në Ferizaj, Alfa&Omega edhe Bashkësia Emanuel me pastor Ismet Idrizi.

Me këtë rast pastori Nazmi Berisha, kryetarin Aliu e përgëzoi për detyrën e re, ndërsa ka pasur edhe një varg kërkesash që janë kryesisht të Kishës Protestane Ungjillore Alfa&Omega në Ferizaj.

Nga ana tjetër kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, këta të fundit i ka falënderuar për këtë vizitë, duke thënë se komuna jonë është e interesuar të bashkëpunoj me të gjitha besimet fetare në përmbushje të epitetit me të cilën njihet qyteti i Ferizajt – qytet simbol i tolerancës fetare.

Në këtë takim prezent ishte edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Emanuel me pastor Ismet Idrizi.