Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu, po zhvillon takime të rëndësishme në kuadër te vizitës zyrtare në Turqi

2023/03/16 - 9:17

Në kuadër të punimeve të Kongresit të NALAS-it në Turqi, nder e kënaqësi e veçantë ishte edhe takimi e bashkëbisedimi në kuadër të sesioneve punuese, me Kryetarin e Dhomës së Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Bernd Vöhringer si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Evropës, Mathieu Mori, ku mbajta edhe një fjalë rasti me temë mbi qëndrueshmërinë e nivelit lokal ndaj fatkeqësive natyrore, mundësi kjo për shkëmbimin e ideve dhe lindjen e bashkëpunimeve në të ardhmen, për të fuqizuar pushtetin lokal e adresuar sfidat e autoriteteve lokale.