Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu, priti ne një takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

2022/09/20 - 2:30

Kënaqësi e veçantë të mirëpresim sot, Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorë, ku diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyer të Komunës së Ferizajt dhe OSBE-së në avancimin e rolit vendimmarrës të komuniteteve, programet e veçanta për ngritjen e kapaciteteve komunale në trajtimin dhe adresimin e problematikave si dhuna në familje, përmes Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, përfaqësimin politik e institucional si dhe qasjen e komuniteteve joshumicë në infrastrukturë, arsim, shërbime publike, vizitë kjo që e vazhduam me pjesëmarrjen tonë në Kampin Multietnik të Tenisit, ku takuam të rinj të të gjitha komuniteteve, pjesë e ngjarjes së parë të këtij lloji, që po mbahet në Ferizaj.

 

Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin Michael Davenport e falënderova për gjithë kontributin e punonjësve të OSBE-së në forcimin e demokratizimin institucional, ndër vite.