Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu, priti në një takim drejtorin e Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimin

2021/12/06 - 11:39

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu,  ka pritur sot në një takim pune drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.

Në këtë takim Kryetari Aliu dhe Drejtori Ibrahimi kanë biseduar për preokupimet e pushtetit lokal dhe iniciativave ligjore në nivelin qendror.

Drejtori Ibrahimi njoftoi Kryetarin Aliu për projekt ligjet që janë duke u hartuar si Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.

Njëra ndër temat e këtij takimi ishin edhe problemet që kanë Komunat e Kosovës me Kontratën Kolektive.

Poashtu në këtë takim është biseduar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ligjin për zgjedhjet lokale.