Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu priti skuadrën që zuri vendin e parë në garat shkollore të baskebollit

2019/03/12 - 1:44

 

Sukseset në sport po shënojnë një epokë të re të shembujve të të rinjve nga Kosova në Europë. Një grup të tillë sportistësh të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, prof. Bajram Rexhepi dhe profesorin e tyre Shuajb Hajrullahu i priti sot në zyrën e tij, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani.

Ekipi i basketbollistëve zunë vendin e parë në garat shkollore në nivel republikan, me ç’rast të parit të Ferizajt, Agim Aliu ia sollën kupën e fitores në zyrën e tij.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se sukseset e tilla bëjnë krenarë fillimisht familjen, shkollën, institucionet si dhe mbarë shoqërinë tonë. Ai duke i përgëzuar për suksesin basketbollistët e rinj, shtoi se edhe qeverisja lokale ka një program të veçantë masash dhe mbështetje për familjen, sportin e rekreacionin, investim ky i rëndësishëm në një shoqëri të shëndosh.

Kapitenja e skuadrës së basketbollit, Agnesa Rrahmani, ish anëtarja e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll në gjeneratën e saj, koshashënuesja e 5-të në Europë në kategorinë e saj dhe gjithë musafirët falënderuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke siguruar këtë të fundit se do të angazhohen maksimalisht për rezultate të reja domethënëse.